Slider

2964 KANDIDATË, PËR 600 VENDE PUNE NË POLICI

Prej gjithësej 2964 kandidatëve të paraqitur për policë, 600 më të mirët do të zgjidhen për këto vende të punës. Kandidatët do të kalojnë përmes kontrolleve fizike, psikologjike, testimit të përgjithshëm arsimorë dhe kontrolleve shëndetësore. Procesi pritet të përfundojë në fillim të muajit prill. Spasovski thekson se për këtë shpallje publike kishte interesim dukshëm më të lartë, krahasuar me shpalljen publike paraprake.

Për 600 vende pune në polici, janë paraqitur gjithësej 2964 kandidatë, prej të cilëve 2365 meshkuj dhe 599 femra. Kështu deklaroi numri një i policisë, Oliver Spasovski, I cili nënvizoi se interesimi këtë herë ka qenë dukshëm më I lartë, krahasuar me shpalljen publike paraprake dhe kjo sipas tij flet mes tjerash për imazhin pozitiv që e ka ministria e punëve të brendshme

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë paraqitur gjithësej 2964 kandidatë, prej të cilëve 2365 janë meshkuj, 599 janë femra. Ky numër që është shumë më I lartë se numri I shpalljes publike paraprake, ku kishim gjithësej 2391 kandidatë, flet mjaftueshëm si për interesin evident të popullatës për profesionin polic, ashtu edhe për imazhin pozitiv që e ka ministria jonë mes kësaj kategorie të qytetarëve  ”

Spasovski sqaroi se si do të zhvillohet procesi I selektimit, duke theksuar se I njejti pritet të përfundojë më së voni në fillim të muajit prill. 

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Të gjithë këta të rinj në korrniza të konceptit gjithpërfshirëse të kontrollit do të kalojnë përmes kontrolleve fizike dhe më pas psikologjike, kontrolle të dijes përmes testit të përgjithshëm arsimorë dhe në fund kontrolle të sigurisë dhe kontrolle shëndetësore. Kështuqë deri në fundin e muajit mars, gjegjësisht fillimin e muajit prill, veçmë do të rrumbullaksohet I gjithë procesi I selektimit.”

Ai siguroi se I gjithë procesi do të kompletohet në përputhje me standardet dhe kriteret e larta të përshkruara për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button