Showbiz

A do të dilje me një djalë më të ri se vetja? Armina Mevlani jep përgjigjen që s’do t’i ‘pëlqejë’ shumë Shkëlzen Berishës

Blogerja e njohur Armina Mevlani, ka ndarë një pjesë të kohës së saj me ndjekësit në Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të fansave në lidhje me jetën personale, modën dhe artin.

Një ndër komentuesit e pyet nëse po të mos ishte në marrëdhënien që është aktualisht a do të pranonte të dilte me dikë më të vogël se vetja. Armina tregoi se nuk i dihet asnjëherë, por një mashkull më i madh në moshë përherë ka qenë preferenca e saj e parë, pasi në atë mënyrë ndihet e mbrojtur dhe e llastuar.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt më të mëdhenj se vetja. Ndihem më e mbrojtur dhe më e përkëdhelur kështu”- ka thënë Armina.

Armina ka prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën dhe tashmë pritet që ta finalizojnë me dasmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button