Showbiz

A do të ketë Eurovision këtë vit? Organizatorët japin detajet e para

Kompeticioni i këngës ‘Eurovision’ do të zhvillohet këtë vit.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët ndërsa shtojnë se do të mbahet në datat 18, 20 dhe 22 maj.

Por, duket se organizatorët kanë menduar për të gjitha dhe  festivali do të zhvillohet në masa të rrepta anti-covid.

Festivali, i cili do të vendoset në qytetin Holandez të Roterdamit, do të ketë disa rregulla specifike.

Organizatorët thonë se plani, i quajtur “skenari B”, përfshin organizimin e një eventi ku mbahet distanca sociale ndërsa artistët interpretojnë në qytet.

Megjithatë nuk specifikohet nëse do të lejohen shikues.

“Qëllimi ynë kryesor është të marrim 41 artistë në Roterdam, të interpretojnë të gjithë në të njëjtën skenë dhe të mirëpresim gazetarët për ta mbuluar kompeticionin,” tha në një deklaratë Sietse Bakker, një nga producentet.

Ndërsa, ato artistë që nuk do të mund të udhëtojnë drejt Roterdamit, mund të paraqesin performance të regjistruara

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button