MaqedoniSlider

A do të pensionohet Zijadin Sela nga skena politike pas zgjedhjeve lokale?

Pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit të kaluar, këtë vit Republikën e Maqedonisë së Veriut e presin zgjedhjet Lokale 2021! Sigurisht se në çdo komunë pritet të jetë një garë interesante ndërmjet kandidatëve potencial.

Deri tani asnjëra parti nuk ka dhënë ndonjë emër konkret të ndonjë kandidati për ndonjë komunë.
Por, sigurisht se është shumë e rëndësishme se me çfarë kuadro do të garojnë partitë nëpër të gjitha komunat.

Sipas gjitha gjasave pritet të jenë jetike për opozitën shqiptare se çfarë rezultati do të nxjerrin në zgjedhjet e ardhshme Lokale 2021. Veçanërisht për krerët e Opozitës, Sela dhe Gashi, të cilët ende se kanë bërë të qartë se si do të garojnë, ndaras apo bashkë si koalicion nëpër komuna!

Kujtojmë se, ndryshe nga Gashi, për të ardhmen e kreut të ASH-së janë vendimtare.

Zijadin Sela, si kryetar i Strugës në zgjedhjet e fundit lokale në 2017-të humbi zgjedhjet nga kandidati i BDI-së, Ramiz Merko.

Veç zgjedhjeve Lokale të 2017, Sela pësoi humbje edhe në zgjedhjet Parlamentare të 2020-tës, sikurse në qytetin e tij në Strugë ashtu edhe në nivel republikan.

Ishte e çuditshme se edhe pas humbjeve me radhë 2016, 2017, 2020 si lideri i LR-PDSH-së, tani edhe si i ASH-së, nuk ndodhi ajo për të cilën edhe e përçau Sela ish-partinë e tij PDSH-në, nuk dha dorëheqje.
Andaj, mbetet të shofim se a do të garojë edhe kësaj radhe për qytetin e Strugës, Zijadin Sela, e që në rast të ndonjë humbje tjeter eventuale mund ta pensionojnë nga skena politike vet partia e t’ij, pasi që nuk do të kishte asnjë kuptim edhe më tej të mbajë kreun e partisë Aleanca për Shqiptarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button