Slider

A është Alternativa ende në Qeveri?

Në institucionet publike ende ka drejtorë të cilët kanë mbetur që kur Alternativa ishte pjesë e Qeverisë. Driton Sulejmani, që vazhdon të mbetet drejtor i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Shkup. Naser Curri vazhdon të drejtojë me “Vardar Film-in”, ndërsa Njomza Imeri-Ismaili ende është drejtoreshë e Bibliotekës së Tetovës. Që të tre janë pjesë e Kuvendit të Përgjithshëm të Alternativës.

Arjan Asllanaj nuk bën pjesë në organet e larta partiake, por nga Alternativa është vendosur drejtor i muzeut “Nënë Tereza” në Shkup dhe vazhdon ta kryejë këtë funksion.

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, thotë se këta nuk janë drejtorë të vendosur me marrëveshje politike, por janë të zgjedhur me konkurs nga Ministria e Kulturës. Shton se po qëndrojnë aty sepse puna e tyre po inspektohet.

“Ne më herët do të kishim kërkuar që ata të tërhiqen por janë paraqitur inspeksione të ndryshme për t’u kkërkuar atyre llogari apo për të gjetur mangësi në funksionim, deri sa nuk përfundojnë ato do të vazhdojnë të mbeten, në momentin që përfundojnë inspeksionet atëherë pa dyshim do të marrim qëndrim partiak edhe pse janë me mandat dhe nuk janë drejtori partiake”, tha Skender Rexhepi – Sekretar Gjeneral “Alternativa”.

Rreth kësaj e pyetëm edhe Kryeministrin Zoran Zaev, por ai as nuk ia kishte idenë se ende ka drejtorë të Alternativës në institucione publike.

 “Unë nuk e di ku ka ende drejtorë të vendosur nga Alternativa”, tha Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kjo mos tërheqje e drejtorëve që janë pjesë e partisë së Afrim Gashit, bën që të rriten dyshime për zërat e kohëve të fundit se nga ana e socialdemokratëve ekziston dëshira për zgjerim të Qeverisë, duke përfshirë edhe Alternativën.

Për këtë, Kryeministri Zaev i tha TV21 se “në politikë gjithnjë është e mundur për zgjerim të koalicioneve por tani për tani nuk ka bisedime”. Ndërkaq Sekretari gjeneral i Alternativës, shprehet se këto lajme janë “spine” të portaleve pro-qeveritare që duan të rrisin shumicën. Në rast të një propozimi të tillë, Rexhepi shton se çdo vendim do të merrej me partnerin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button