KosovëLajme

A ka marrëveshje për presidentin LDK-AKR?

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja për listë të përbashkët me AKR-në në zgjedhje nuk përfshin në asnjë pikë ndonjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Asnjë dakordim të tillë s’kemi. I vetmi dakordim është që të jenë pjesë e listës tonë me gjashtë vende në listë”, është shprehur Hoti. Jemi dakorduar që të punojmë bashkë që kur ta formojmë qeverinë të ulemi dhe ta negociojmë programin. Jo asnjëherë s’kemi pasë marrëveshje. Marrëveshja jonë me ta është që t’u  ofrojmë gjashtë vende në listën tonë.Ka qenë këtë të martë.”, tha Hoti në njërin debat televiziv./Periskopi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button