Slider

A rrezikojnë Sela dhe Gashi të futen në Listën e zezë amerikane njëjtë si Thaçi?!

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga dy liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela e Afrim Gashi konstruktivitet në politikat e tyre opozitare.

“Ambasadorja Bërns sot foli me liderin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Selën dhe Afrim Gashin, për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të përkushtuar”, deklarojnë nga Ambasada.

Në reagimin e Ambasadës, nuk theksohet saktësisht se për cilat çështje bëhet fjalë, por kërkohet nga partitë opozitare që të bashkëpunojnë me liderët tjerë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi.

E për porosinë e Ambasadës Amerikane drejtuar Selës e Gashit, është prononcuar analisti politik, Alber Musliu. Sipas tij, mesazhet nga ambasada amerikane kanë një efekt mbi politikanët shqiptarë, kështu që edhe nëse duan, ata nuk mund të pengojnë debatin e ndryshimeve në Komision për më shumë se dy ditë.

“Mund të zgjasë maksimumi tre ditë dhe gjithçka do të ketë mbaruar. Ekziston një kuorum për votimin”, tha analisti politik Albert Musliu në lidhje me takimin e sotëm midis ambasadorit të SHBA Kate Byrnes dhe drejtuesve të Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës.

Njohësit e mirë të rrethanave ndajnë mendimin që nuk është diçka e zakonshme për Ambasadën Amerikane të reagon për çështje të politikave ditore në vend, andaj besojnë që mesazhi duhet të kuptohet qartë nga politikanët e apostrofuar.

“Duke e pasur para sysh ndikimin e politikës amerikane tek shqiptarët në përgjithësi, e që vlerësohet si politikë dhe qasje pozitive ndaj shqiptarëve, kundërshtimi dhe kokëfortësia mund të ketë kosto plitike ndaj kushdoqoftë prej aktorëve politik. Mos harrojmë, në listën e zezë amerikane aktualisht ndodhen mbi 30 politikanë shqiptarë të rajonit. Një nga ata është edhe lideri i PDSH, Menduh Thaçi, i cili më herët kishte kundërshtime të forta me ambasadën amerikane. Kjo mund t’i ndodhe çdo kujt që nuk mban llogari në politikëbërje qoftë ditore apo afatgjate”, shprehet analisti dhe politikologu, Afrim Beqiri.

Kujtojmë që Kryetari i PDSH-së, Menduh, Thaçi vazhdon të mbeten në Listën e zezë të SHBA-së që nga viti 2001. Në listën e ndalesës janë një numër i madh i politikanëve të sotëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Shtëpia e Bardhë solli emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001. Lobi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button