Slider

Ademi: Regjistrimi nuk është anuluar, regjistrimi vazhdon

Koordinatori i BDI-së Arbër Ademi deklaroi sot se procesi i regjistrimit në vend nuk është anuluar por është shtyrë për në shtator dhe se regjistrimi për diasporën vazhdon edhe më tutje. Ai madje i quajti shpifje dhe tendencioze konstatimet për anulim të regjistrimit. Ai madje u shpreh se me shtyrjen e regjistrimit diasporës po i bëhet edhe një favor, iu jepet mundësia që të regjistrohen deri në shtator.

“Mundi i mërgimtarëve nuk do të shkoj huq, regjistrimi vazhdon. Regjistrimi nuk është anuluar, regjistrimi vazhdon. Janë shpifje të gjitha konstatimet të cilat thonë se mundi i diasporës ka shkuar huq, absolutisht jo. Këto janë qëndrime tendencioze dhe nuk kanë bazë. Në ligj në asnjë vend, në asnjë moment, në asnjë dispozitë nuk thuhet se anulohet regjistrimi. Askush nuk duhet të ketë frikë nga regjistrimi i diasporës. Me shtyrjen e regjistrimit ne i kemi dhënë edhe një favor diasporës duke i mundësuar që të regjistrohet deri në shtator”, tha Arbër Ademi, koordinator i BDI-së, duke paralajmëruar se do të takohen gjatë ditës me kryeparlamentarin për të diskutuar rreth dinamikës së punës së kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button