Slider

Ademi sfidon opozitën: Tregojani opinionit vetëm një amandament tuajin nëse e dini

Koordinatori i BDI-së Arbër Ademi i ftuar në “Rruga drejt…”, deklaroi se zhvillimet e ditës së sotme të ndërlidhura me fillimin e seancës së 36 të Kuvendit, ishin të pritshme, madje siç u shpreh ai të kërkuara edhe nga vetë opozita. Ademi madje përkujtoi se në rend dite të seancës së 36 krahas ligjeve nga pakoja e pestë e masave ekonomike, janë edhe shumë propozim/ligje të propozuara nga opozita, përfshi edhe 2 interpelanca.

Mjafton të shihni deklaratën e koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, Micevski, mjafton të shihni qëndrimet e djeshme edhe të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se do të duhet të thirret seancë urgjente për të gjitha ato ligje që janë në rend dite në seancën e 36 të  kuvendit. Dhe sot kryetari i parlamentit duke  e shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore kërkoi që të miratohet rendi i ditës për seancën e 36 e cila nuk u mbajt ditën e martë”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.

Deputetët e shumicës parlamentare votuan që të shqyrtohet propozimi për të miratua rendi i ditës për seancën e 36, ku ka mjaftë pika të propozuara nga opozita, dy interpelanca janë në atë seancë, ka interpretime autentike të ligjeve të propozuar nga deputetët opozitar, ka propozim për anulimin e ligjit për regjistrim të propozuar nga VMRO-DPMNE dhe shumë pika tjera, përfshi këtu edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në vendin tonë, sepse me 31 mars skadon. Pra u votua, megjithatë deri tani, deri në këto momente që po flasim, deputetët opozitarë kundërshtuan. Megjithëse sot dhe dje kanë kërkuar një gjë të tillë”, tha Ademi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button