Lajme

AFATI PËR SHFRYTËZIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PREJ 6.000 DENARËVE SHTYHET DERI MË 31 MARS

Deri më 31 mars është shtyrë afati për shfrytëzimin e mbështetjes financiare prej 6.000 denarëve për qytetarët. Vendimi u miratua sot në seancën e 38-të të qeverisë.

“Me këtë zgjatje të afatit për mbështetje financiare prej 6.000 denarëve, rreth 22.000 qytetarë që u takon kjo mbështetje financiare, ndërsa të cilët nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre në banka, si dhe 2.132 qytetarë, ankesat e të cilëve janë vërtetuar, do të mund ta përdorin këtë mbështetje financiare si një nga masat KOVID-19 për t’i zbutur pasojat e pandemisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Mbështetje financiare prej 6.000 denarëve morën qytetarë me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës së sigurimeve sociale për të moshuar, të rinj, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe pa kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë që kryejnë veprimtarë në kulturë, punonjës filmi dhe artistë të estradës.

Në seancën e qeverisë u miratua edhe Programi për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2021 në vlerë totale prej 20.000.000.00 denarësh.

Fondet do të përdoren për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, përmes granteve në vlerë prej 600.000 deri në 900.000 denarë. Projektet në të cilat duhet të përqendrohen janë një shoqëri për të gjithë, rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike, standarde më të larta jetese, ballafaqim me pandeminë globale, mbrojtje e mjedisit jetësor, zvogëlim i ndotjes së ajrit, sundim i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, luftë joselektive kundër krimit dhe korrupsionit, arsim cilësor, administratë publike moderne dhe efikase.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button