Sport

Aguero flet për herë të parë për thashethemet që e lidhin me Barcelonën

Thashethemet se Sergio Aguero mund të kalojë nga Manchester City te Barcelona këtë verë, e kanë bezdisur sulmuesin që ka reaguar për herë të parë.  

Është raportuar se Aguero ka një marrëveshje me presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta, për t’u bashkuar me klubin në verë kur I skadon kontrata e tij me Man Cityn.

Laporta dëshiron që Aguero të jetë zëvendësuesi i Luis Suarez, pasi i pari sikurse i dyti ka miqësi të fortë me Leo Messin.

Aguero ka qenë i qartë mbi thashethemet në lidhje me një një lëvizjeje në “Camp Nou”.

“Të gjithë po shkruajnë Barca, Barca, Barca. Le të ndalen pak, të hedhim një vështrim. Ndal. Ne jemi akoma te City”, ka thënë Aguero.

Deri më tani këtë sezon Aguero ka vuajtur shumë shkaku i lëndimeve dhe si rezultat, ka humbur vendin e tij nga Gabriel Jesus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button