LajmeMaqedoni

Aksidentohen dy vetura në fshatin Opajë, lëndohen 7 persona

Mbrëmë, në ora 21:30 në fshatin Opae të Kumanovës, janë aksidentuar dy vetura.

Si pasojë, janë lënduar 7 persona, ku një 43-vjeçare me lëndime të rënda trupore.

“Më 04.04:2021, në ora 21:30 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Likovë, te fshati Opae, ka ndodhur aksident ndërmjet dy veturave “Seat ibica”, me targa të Kumanovës, me shofer M.M.(51) nga fshati Likovë dhe vetura “BMW 730” me targa të Zvicrës, me shofer A.S.(26) nga fshati Opae. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në veturën “Seat ibica”, R.M.(43) nga fshati Likovë, kurse lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy shoferët dhe katër bashkudhëtarë të tjerë të dy veturave”, njoftuan nga MPB-ja, transmeton TV21.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button