BotaLajme

Akuzohet për korrupsion, protestuesit në shesh kundër kryeministrit izraelit (Foto)

Qindra protestues u mblodhën jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit kanë dalë në rrugë çdo javë në Jeruzalemin qendror për më shumë se shtatë muaj, duke argumentuar se Netanjahu duhet të dorëhiqej për shkak të gjyqit ndaj tij, i akuzuar për korrupsion dhe “keqmenaxhim” të krizës së koronavirusit që ka përfshirë vendin.

Ndërkohë, procesi kundër 71-vjeçarit, filloi sot në Jerusalem, pas shtyrjes disajavore për shkak të situatës me pandeminë.

Netanjahu mohoi akuzat dhe avokati i tij kundërshtoi paditë për arsye proceduriale, duke thënë se Prokurori i Përgjithshëm nuk e kishte miratuar siç duhet hetimin.

Pas rreth 20 minutash, Netanjahu u largua nga salla pa asnjë shpjegim dhe autokolona e tij që e shoqëronte u nis në drejtim të selisë së qeverisë.

Seanca vazhdoi në mungesë të tij. Jashtë gjykatës, u mblodhën disa demonstrues, koret e të cilëve u dëgjuan brenda në sallën e gjyqit ku u mbajt seanca.

Kryeministri izraelit akuzohet për tri çështje të ryshfetit, mashtrimit dhe abuzimit me detyrën. Në dy raste, ai pretendohet se hyri në marrëveshje të fshehta me një kompani dhe me një gazetë vendëse, duke u ofruar favore politike nëse shkruanin lajme të mira për të dhe familjen.

Në një rast tjetër, ai dhe familja e tij pretendohet se kanë marrë mbi 200 mijë dollarë dhurata dhe stoli të çmuara nga individë të pasur, për favore personale.

Ai i ka mohuar akuzat dhe thotë se ato po përdoren për ta dëmtuar politikisht, teksa vendi përgatitet të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare më 23 mars. /e.a/noa.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button