KosovëLajme

Albin Kurti po mban fushatë edhe në fshatin e Hashim Thaçit!?

Në faqen e simpatizantëve të Vetëvendosjes është ngritur pretendimi se Albin Kurti, kreu i kësaj partie, po mban fushatë edhe në fshatin e lindjes së rivalit të tij, Hashim Thaçit. 

Një llogari me emrin Besnik Berisha, i ka vënë lokacionin Burojë njërës nga fotografitë e Kurtit me përshkrimin “Mirë se vjen në Burojë, kryeministër”.

Buroja është fshati i lindjes së Hashim Thaçit, ish presidentit dhe ish kryeministrit të Kosovës që ka shërbyer për mbi 15 vjet si kryetar i PDK-së, përcjell Periskopi.

Nuk dihet ende nëse ky informacion është i saktë, megjithatë në rajonin e Drenicës vazhdon që PDK-ja të ketë përkrahje të madhe qytetare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button