Slider

Albin Kurti shpjegon arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Edi Ramën

I ftuar në RTV Dukagjini kandidati për kryeministër Albin Kurti tha që është i sigurt që do të fitojë zgjedhjet. Ndër të tjera Kurti u shpreh edhe për problemet që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Kurti tha se ajo që shkaktoi krisjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ishin idetë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Nga pikëpamja jonë, marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri duhet të jenë përtej qeverive e partive që shkojnë e vijnë. Me Ramën nuk kanë qenë marrëdhënie të këqija. Nuk kanë qenë të mira për shkak të ideve të shkëmbimit territorial që u shndërruan në projekt. Më pas mosmarrëveshjeve iu shtuan edhe më pas edhe ajo e Minishengenit” – tha Kurti që gjithsesi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në 3 fusha konkrete.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është që të kalojmë nga marrëveshjet në mekanizma konkrete. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Shqipëria dhe Kosova. E para politika e jashtme, nuk e kemi komoditetin që Kosova dhe Shqipëria të kenë diferenca në politikën e jashtme.

E dyta është siguria dhe mbrojtja dhe e treta burimet dhe energjia. Në këto tre fusha duhet të kemi komisione të përbashkëta. Pastaj duhet të krijojmë zgjidhje edhe për probleme konkrete. Mbledhjet mes 2 qeverie duhet të kalojnë mes në mekanizma konkrete. Në mbledhje duhet të ketë raport llogaridhënës”- tha Kurti në Rtv Dukagjini.

Po a është problem futja në zgjedhje e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

“Nuk e shoh që ta shohin problematike edhe Vetëvendosjen e Tiranës. Madje as Rama nuk besoj se e sheh si problem. Ajo i jep vlera demokracisë”- tha Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button