Slider

Aleanca e përkrah VMRO-në për kodin zgjedhor

Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka theksuar se BDI si parti politike është fajtori kryesor i cili nuk pajtohet me mbetjen e gjurmës së gishtit dhe pengon kodin zgjedhor , transmeton TS.

“BDI është në pushtet jo si rezultat i votave që merr nga qytetarët, por si rezultat i manipulimeve që bën në  zgjedhje. Këtu është një shembull, ju e dini që modeli zgjedhor po punohet tani. Gjurma e gishtit ka qenë edhe më gjatë në ligjin zgjedhor, tani në modelin e ri zgjedhor e vetmja parti politike që ndalet, e cila nuk pajtohet me gjurmën e gishtit është BDI. Edhe sipas ligjit, gjurmët e gishtërinjve supozohej të përdoren në zgjedhjet e parakohshme lokale në Plasnicë dhe Dollnen, por ato nuk u përdorën, ata shkelën ligjin me këtë. Deri më sot, për shkak të bllokimit të ligjit, ende nuk ka marrëveshje midis partive politike, ka deklaruar kështu Aziri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button