Slider

Ali Ahmeti uron Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ia ka uruar Lumir Abdixhikut postin e ri si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I nderuari Lumir,

Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e rradhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për proekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.

Gjithashtu, faleminderoj edhe ish kryetarin e LDK dhe kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat”, shkruan Ali Ahmeti në facebook./TS

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button