Slider

Ali Ahmeti uron Vjosa Osmanin: Ne jemi këtu për ju

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës ka uruar atë duke i dëshiruar shumë suksese në punën e saj.

“Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese”, është shprehur kështu Ahmeti.

Mes tjerave, Ahmeti shprehet se secili sukses i Kosovës e gëzon andaj e përgëzon atë dhe qytetarët në përfundimin e procesit të zgjedhjes së institucioneve.

“Tek ne do të gjeni dorë të shtruar vëllazërore për bashkëpunim dhe mbështetje të sinqertë pa u kursyer për asnjë çast. Çdo sukses i Kosovës më gëzon, prandaj dhe përgëzoj të gjithë qytetarët për përfundimin e procesit të zgjedhjes së përbërjes së Kuvendit, Qeverinë e re dhe sot edhe Presidenten e re të Kosovës”, thekson mes tjerave Ahmeti në urimin e tij drejtuar Vjosa Osmanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button