Slider

Anëtarë të familjes dhe sigurimit të Mijallkovit janë thirr në bisedë informative

Anëtarë të familjes së Sasho Mijallkovit, si dhe sigurimit të tij janë thirr në bisedë informative, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, prej dje pasdite është i pakapshëm dhe policia nuk arriti t’ia dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak, që si masë e kujdesit, në kërkesë të prokurorisë gjatë fundjavës e solli Gjykata Penale.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se ka shpallur urdhërarrest kombëtar, ndërsa kërkoi harmonizim edhe për urdhërarrest ndërkombëtar për Mijallkovin.

“Gjykata i caktoi masë të arrestit shtëpie për Sasho Mijalkovin. Ndërmarrim masa dhe aktivitete për gjetjen e tij. Pasi nga masat dhe aktivitetet deri më tani të ndërmarra nuk është gjetur, do ta njoftojmë gjykatën dhe do të kërkojmë të jepet urdhër për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar”, theksojnë nga MPB-ja, përcjell Zhurnal.mk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button