Showbiz

Antonela Berisha hedh ‘kunja’ në BB VIP: Paguhem më shumë se blogeret për një reklamë në Instagram

Pasditen e sotme brenda shtëpisë së Big Brother VIP ndërmjet banorëve u diskutuan shumë gjëra.

Mes tyre, një debat është zhvilluar në mes të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe blogeres Sarah Berisha.

Antonela është shprehur se paguhet më shumë se blogeret në Shqipëri për një reklamë që bën në Instagram.

“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogere dhe nuk ia kam arritur, por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë”, tha Berisha.

Në vazhdimin e bisedës, Antonela shtoi: “Unë paguhem më shumë se blogeret për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Po ti nuk je blogere ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”, i tha Sarah.

Antonela përndryshe për publikun u bë më e njohur nga emisioni i dashurisë, “Përputhen”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button