Kuriozitete

Apple partneritet me TSMC

Apple INC ka bashkëpunuar me Taiwan Semiconductor Manufacturing Co për të zhvilluar ekran micro OLED, të cilat ka në plan t’i përdor në pajisjet e saj të ardhshme të ‘augmented reality (AR)’, njoftoi Nikkei Asia të mërkurën.

Apple po bashkëpunon me TSMC, furnizuesi i vetëm i procesorëve të iPhone, pasi ekranet micro OLED janë shumë më të hollë, më të vegjël dhe përdorin më pak energji, duke i bërë më të përshtatshëm për përdorim në pajisjet AR, tha raporti.

Ekranet nën zhvillim janë me madhësi më të vogël se 1 inç, shtoi Nikkei.

Bloomberg News raportoi në janar që Apple ende po punonte në teknologjitë themelore për syzet e tyre AG, të koduara N421. Thuhej që produkti ishte disa vjet larg, duke cituar burime, por shtoi se Apple ka synuar më parë që në vitin 2023 ta zbulojë atë.

Projekti micro OLED me TSMC është aktualisht në fazën e prodhimit provues dhe do të duhen disa vite për të arritur prodhimin masiv, sipas Nikkei.

TSMC nuk pranoi të komentonte, ndërsa Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment, transmeton arbresh.info.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button