Slider

Arbër Ademi takoi ambasadorin francez, Bomgartner

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, sot ka realizuar takim me ambasadorin francez Siril Bomgartner.

Gjatë takimit Ademi ka vlerësuar se Franca gjithmonë ka pasur rol të rëndësishëm në aspiratat e RMV-së drejt integrimit evropian.

Gjithashtu, ambasadori francez Bomgartner ka konfirmuar para deputetit Ademi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për proceset e RMV-së drejt integrimit evropian, duke theksuar se vendi është në një moment të rëndësishëm, në pritje të fillimit të negociatave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button