LajmeMaqedoni

Arrestohet hajduti nga fshati Llaskarcë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 21-vjeçarin B.A. nga fshati Llaskarcë i Sarajit të Shkupit. I riu në të njëjtën ditë, respektivisht rreth orës 17:45 ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt në një qendër tregtare. MPB njofton se gjësendet e vjedhura janë kthyer tek pronari, ndërsa 21-vjeçari është arrestuar dhe pas dokumentimit të plot të rastit kundër tij do të parashtrohet padi për vjedhje, respektivisht për shkelje të nenit 236 të Kodit Penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button