BotaLajme

Arrestohet ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, drogonte dhe përdhunonte të miturit

Është arrestuar ish-drejtori i përgjithshëm artistik i Teatrit Kombëtar në Greqi, i akuzuar për abuzime seksuale.

Regjisori i famshëm grek, Dimitris Lignadis u vu nën hetim pas akuzave të shumta në emër të tij.

Një akuzë është ngritur nga një 25-vjeçar, i cili pretendon se është përdhunuar nga regjisori kur ishte 14-vjeç, në vitin 2010.

Ai akuzohet se i jepte të miturve alkool dhe drogë, në mënyrë që të abuzonte më pas me ta.

25-vjeçari ka rrëfyer se regjisori e kishte takuar në një par dhe pasi i fitoi besimin, e çoi më pas në shtëpinë e tij, në zonën Metaxourgio dhe e përdhunoi.

Po ashtu ai ka thënë se ka parë të tjerë të mitur që hynin e dilnin nga shtëpia e regjisorit dhe që gjithashtu mund të jenë përdhunuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button