Slider

Arrestohet në Shkup biznesmeni i njohur turk Sedat Peker

Biznesmeni nga Turqia, Sedat Peker është arrestuar në Shkup, raporton TV Telma.

Nga televizioni Telma thonë se ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se Sedat Peker ka qëndruar në Maqedoni për tre muaj, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është monitoruar nga shërbimet.

Sipas Telmas, ai kishte qëndruar në një hotel të vogël në Petrovec, por të njëjtat burime thonë se ai kishte pasur takime edhe me politikanë. Tani për tani policia nuk dëshiron të zbulojë asgjë dhe nëse klikoni në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të Brendshme, dje kishte vetëm një njoftim të shkurtër për ngjarjen në fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button