Slider

Arritën 3000 doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, vazhdon procesi i imunizimit

Arriti dërgesa e parë e vaksinës ruse “Sputnik V” në vendin tone. Kjo është sasia e parë prej 3 000 dozave, me atë që do të sigurohet vazhdimësia e procesit të imunizimit që tashmë filloi në vend, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranimit të dërgesës në aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Ministri theksoi se edhe gjatë ditëve në vijim do ta vazhdojnë komunikimin intensive me qëllim që të bisedojnë dhe të organizohet dinamika e ardhjes së sasive të tjera.

Ai deklaroi se gjithsej janë porositur 200 mijë doza.

Vaksina është tretje e ngrirë prej 0,5 mililitrave, për një shfrytëzues, ndërkaq do të ruhet në frigoriferët në pikën në “Jane Sandanski”. Dërgesa është marrë përmes shërbimit DHL nga Moska në Beograd, ku arritën edhe sasi të caktuara për Serbinë, së bashku me këto 3000 tek ne.

“Bëhet fjalë për vaksina të cilat janë të ndryshme në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit, që do të thotë se të gjitha këto doza do të përdoren për vaksinë të parë. Vazhdon procesi I imunizimit në domenin e punonjësve shëndetësorë dhe sipas indikacionit edhe të qytetarëve edhe ashtu siç është paraparë në planin nacional për vaksinim”, tha Filipçe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button