Sport

Arsyeja pse supertalenti Gavi e zgjodhi Barcelonën para Real Madridit dhe Atleticos

Gavi kishte dashur t’i bashkohej Barcelonës me çdo kusht, pavarësisht interesimit nga Real Madridi dhe Atletico Madridi për të, sipas trajnerit të tij të parë në Los Palacios, Manuel Vasco.

Mesfushori spanjoll u bë lojtar kyç në ekipin e parë të Barcelonës këtë sezon, megjithëse se është vetëm 17 vjeç, raporton Gazeta Express.

Gavi shihet si e ardhmja e Barcelonës për shumë vjet dhe e ka dëshmuar talentin e tij edhe për ekipin kombëtar spanjoll, po ashtu.

Por, historia e tij ka mundur të ishte shumë më ndryshe sikur ai të zgjidhte t’i bashkohej Real Madridit apo Atleticos para Barçës, pasi të tri klubet kryesore spanjolle e kishin vëzhguar atë në akademinë lokale në vendlindjen e tij në Andaluzi.

“E di që Real Madridi dhe Atletico e donin atë, por kur ai shkoi në Barcelonë iu tha prindërve të vet: ‘Baba, lojtarët më të mirë janë këtu dhe unë dua të luaj këtu’”, tha Vasco për Sport.

“Barcelona e bleu atë në një turne që u mbajt në Algrave, në të cilin ai u zgjodh lojtari më i mirë dhe Barcelona e mori”, tregoi ai.

“Por para kësaj, mendoj se të dy ekipet e Madridit po e vëzhgonin dhe ai ishte i qartë se, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes klubeve të mëdha, atij i pëlqente Barcelona më shumë”, tregoi ai. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button