Showbiz

Arsyet pse po ëndërroni për ish-partnerin – Nuk do të thotë se u doni akoma

Pse vazhdoni të ëndërroni për ish-partnerin? Kjo është pyetje që e bëjnë shumë persona beqar dhe ata që janë në një lidhje serioze.

“Pse po ëndërroj për ish-partnerin”? Është pyetja që shumë persona ja bëjnë vetës, teksa ndjehen fajtorë ndaj partnerit të vet, shkruan lajmi.net.

Ju mund të shqetësoheni se pse po fantazoni pavetëdijshëm për ish-partnerin, dhe keni frikë se mos iu mungojnë. Mirëpo ekspertët e gjumit e shpjegojnë se nuk keni nevojë që të shqetësoheni për këtë.

Nuk do të thotë se ju keni ndjenja për ta. Ata mund të shfaqen në ëndrrat tuaja në një moment të papërshtatshëm në jetë, por nuk do të thotë se ju nuk  e doni partnerin e tanishëm.

Sipas Jennifer D Butler, një doktoreshë e mjekësisë së gjumit, thotë se ëndrrat janë një mënyrë që të organizoni njohuritë dhe kujtimet, në mënyrë që të mund t’i kujtoni ato më gjatë.

Kjo teori sugjeron se ëndrrat janë një mundësi që truri të zgjedhë problemet që nuk ka mundur t’i zgjedhë kur ju ishit zgjuar, shkruan lajmi.net.

Ekspertët thonë se shumë persona që janë në një lidhje të lumtur ndodhë të ëndërrojnë për ish-partnerin, jo pse janë të palumtur por ju mund të jeni të pakënaqur me një situatë në lidhjen tuaj.

Nëndija juaj në këtë formë përpiqet të tregoj se çfarë po iu mungon në lidhjen tuaj të tanishme. Këto ëndrra mund të thonë gjithashtu se juve iu mungon një gjendje apo një eksperiencë që keni përjetuar ndërkohë që ishit në lidhje me ish-partnerin.

Ëndrrat për ish-partnerin mund të jenë indikacion se ju keni nevojë për sqarime rreth lidhjes që ka përfunduar, dhe mendja juaj është duke vazhduar përpara.

Sipas ekspertëve, nuk duhet të shqetësoheni për këtë lloj të ëndrrave, sepse janë shumë normale. Thuajse çdo person ëndërron për një ish-partner.

Por ata gjithashtu rekomandojnë të mos përpiqeni të ri-lidheni me një partner të vjetër vetëm pse keni ëndërruar për ta. Në fakt, këto ëndrra mund të sugjerojnë të kundërtën. Ato mund të jenë duke iu thënë që është koha për të vazhduar përpara. /Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button