Slider

ASH dhe Alternativa kundër kandidatit të vetëm shqiptar për Avokat të popullit

Opozita shqiptare vazhdon ti shkojë përshtati VMRO-së dhe Të Majtës së Apasievit edhe kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve.

Pas fjalimeve të orkestruara e të dirigjuara nga qarqet partiake, të zbrazëta në përmbajtje e të mbushura me politikë, ku dominante ishin shprehjet:”BDI”, “kryeministër”, etj. deputetët e ASh-së dhe Alternativës nuk gjetën forcë që të votojnë për Avokatin e popullit, Naser Ziberi, i cili ishte i vetmi kandidat shqiptar i paraqitur në Konkursin e shpallur publikisht për pozitën e Avokatit të popullit.

Përveç tyre, në votim nuk morrën pjesē as deputetët e VMRO- DPMNE-së e as ata të Së majtës tē udhëhequr nga Apasiev.

Kjo është edhe një provë se veprimet e opozitës shqiptare nuk dallojnë aspak nga veprimet e VMRO-DPMNE-së dhe Së majtës.

Madje, siç duket janë edhe të koordinuar në mes vete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button