Slider

ASH e Selës drejt përçarjes!?

Mbrëmë në Tetovë Aleanca për Tetovën zhvilloi punimet për degën e Tetovës ku ishte planifikuar të zgjidhet kryetari i ri i degës. Burime të sigurta pranë Aleancës për Shqiptarët sot kanë thënë për portalin Shqipmedia se ka shumë pakënaqësi rreth emërimit të Muzafer Etemit si kryetar dege. Struktura e degës së Aleancës ishte përgaditur që me aklamacion për kryetar të degës të zgjedh Gadaf Uzairin njëri ndër themeluesit e Aleancës për Shqiptarët dhe më kountributori për rritjen e kësaj partie në teren.

Mirëpo gjithçka ka ndryshuar netët e fundit kur është caktuar mbledhja e kuvendit në restorantin e familjarit të afërt të ish oligarkut të BDI-së Hazbi Likës. Së fundmi del opsioni i Muzafer Etemit si kryetar i cili njëherit deri dje ka qenë anëtar i devotshëm i BDI-së Ali Ahmetit ndërsa tani është instaluar nga grupi i Hazbi Likës në degën e Tetovës tç ASH-së.

Nuk ka asgjë kontestuese për afrimin e anëtarëve nga partitë tjera flasin burimet në kushte anonimiteti mirëpo kjo metodë ka qenë tipike në PDSH-në e Thaçit prej nga kemi ikur pikërisht për këto veprime të ngjajshme. Anëtarët që i bashkohen partisë Aleanca për Shqiptarët njëherit duhet të dëshmojnë veten e tyre pastaj të konkurojnë nëpër organet partiake.

Kjo shumë na ka zhgënjyer që themeluesi i partisë nuk bëhet kryetar dege ndërsa instalohen strukturat e deri djeshme të BDI-së. Si duket Ali Ahmeti përmes dorës së zgjatur arriti të fus përçarjen edhe tek ASH-ja. Grupacioni i cili ka folur ka thënë se kjo nuk do të përfundoje me kaq ndërsa këto ditë Ziadin Sela do të shofe se sa jemi dhe kush jemi./infoshqip/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button