Slider

Askush nuk ia çelë derën Mickoskit për ta rrëzuar Qeverinë

Hristijan Mickoski: “Jini të durueshëm! Ndoshta ka parti politike që janë pjesë e koalicionit të LSDM-së”.

Një javë që kur lideri opozitar, Hristijan Mickoski, paralajmëroi shumicë të re, por deri më sot ende asnjë lëvizje në këtë drejtim. Kreu i VMRO-DPMNE-së nuk tregoi se me cilat parti po bisedon, ndërsa TV21 kontaktoi disa prej partnerëve aktual të kryeministrit Zoran Zaev.

Për të parin që të shkon mendja në një situatë të këtillë, është Lëvizja e Turqve e cila ka një deputet në Kuvend, kryetarin e partisë Enes Ibrahim. Pas prishjes së koalicionit lokal me LSDM-në në Radovish, ai thotë se tani çdo opsion është i hapur, por koalicioni me Mickoskin nuk është opsion.

Enes Ibrahim: “Të gjitha opsionet janë të hapura, të shohim rezultatin nga Kongresi dhe në bazë të kësaj do të sillen vendime të mëdha gjatë vitit, por patjetër të ju them se Mickoski nuk është alternativë për këtë shtet”.

TV21: Atëherë cili është opsioni juaj?

Enes Ibrahim: “Ne jemi bashkësi turke në shtetin tonë, mundemi edhe si të pavarur të veprojmë”.

U përpoqëm të kontaktojmë edhe deputetin Bejxhan Ilas të Partisë Demokratike të Turqve por ishte i pakapshëm në telefon. Inegristët ndërkaq nuk kanë problem me Qeverinë, por koordinatori i grupit parlamentar, Izet Mexhiti thotë se votë mosbesimi mund të ngritet vetëm për zëvendëskryeministrin Grubi.

Izet Mexhiti: “Nuk kemi problem me orientimin e Qeverisë. E mbështesim këtë Qeveri. Problemet janë brenda BDI-së, që të dëgjohet zëri i strukturës. Nëse ngremë votëbesim, do të jetë vetëm për Artan Grubin”.

Pjesëtarët e tjerë të shumicës po ashtu nuk mendojnë të lëvizin. Nga Partia Liberal Demokrate, kryetari Goran Milevski dhe deputeti Bobi Mojsoski na thanë se nuk mendojnë për një gjë të tillë. Pavle Trajanov i Lidhjes Demokratike na tha se është kundër këtyre shit-blerjeve të deputetëve. Goran Misovski nga Partia e Re Socialdemokrate na tha se DPMNE-ja për shumicë të re duhet të presë zgjedhjet e ardhshme.

Burime të TV21 pohuan se bisedime të mundshme VMRO-DPMNE mund të ketë me deputetin Panço Minov, i cili për momentin është deputet i LSDM-së. I pyetur për këtë, Minov tha se as nuk ka bazë që të flitet për një gjë të tillë. Miroslav Jovanoviq nga Partia Pala Serbe e Maqedonisë poashtu na tha se nuk mendojnë për një gjë të tillë. Ndonjë lëvizje nuk e ka ndër mend të bëjë as deputeti Zekir Ranmçilloviq.

Zeqir Ramçilloviq: “VMRO-DPMNE për momentin nuk ka strategji për përmirësim të gjendjes në shtet, e me këtë është edhe shumë larg nga formimi i ndonjë shumice dhe nuk e ka mbështetjen time”.

Aktualisht të vetmit që do pohojnë se mund ta mbështesin VRMO-DPMNE-në për rrëzim që Qeverisë, është opozita shqiptare. Koordinatori i grupit parlamentar të Koalicionit Aleanca-Alternativa, Skender Rexhepi, thotë se do të përkrahnin çdo përpjekje për ndryshim, fillimisht që të bie Qeveria e më pas bisedimet të zhvillohen mes atyre që mund të bënin një shumicë të re.

https://youtube.com/watch?v=kA7T8eQJLPU%3Ffeature%3Doembed

TV21: Aktualisht a jeni në bisedime me VMRO-DPMNE-së?

Skender Rexhepi: “Në nivel zyrtar jo. Mund të ketë bisedime veçmas por me nivel të koalicionit ende nuk ka pasur dhe nuk pritet deri sa nuk shihet që një ndryshim i tillë është i mundshëm, po të kishte mundësi reale atëherë besoj se edhe bisedimet do të zhvillohen në nivel zyrtar”.

Opozitarja “E majta” ende nuk dihet se si do të vepronte. Kryetari i partisë dhe deputeti Dimitar Apasiev na tha se për momentin nuk ka bisedime me DPMNE-në për koalicion për një shumicë të re të mundshme.

Kryeministri Zoran Zaev ndërkaq, thotë se për momentin është i përkushtuar në realizimin e programit qeveritar, andaj nuk po humb kohë për shumicën parlamentare, për të cilën pret se do të rritet.

Zoran Zaev: “Dërgoj mesazh edhe një herë, deputetëve me të cilët kemi biseduar se duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ardhmëri së bashku, të qëndrojmë pas projekteve dhe të ardhmes së mirë të gjithë popullit tonë. Do me thënë pres që shumica të rritet, ndërsa nuk kam asnjë lloj frike se mund të humbet kjo shumicë parlamentare që e kemi prej 62 deputetësh”.

Që të formohet shumicë e re duhen së paku 61 deputetë. Me kaq edhe do të rrëzohej shumica aktuale e prirë nga Lidhja socialdemokrate. Aktualisht VMRO-DPMNE-ja ka 44 deputetë, bashkë me 12 të opozitës shqiptare do të bëheshin 56. Nëse eventualisht u bashkohet edhe “E Majta” do të bëheshin gjithsej 58. Në këtë rast do të nevojiteshin edhe 3 për arritjen e shumicës, e që tani për tani, nuk dihet se nga do t’i merrte Mickoski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button