Sport

Athletic Bilbao i bashkohet Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit

Athletico Bilbao është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Mbretit pas fitores ndaj Levantes, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra baske në takimin e parë gjysmëfinal barazoi ndaj Levantes 1:1, kurse në duelin e dytë të zhvilluar sonte, Bilbao fitoi me përmbysje 1:2.

90 minutat përfunduan me rezultat 1:1, teksa fituesi i kësaj përballje u vendos në vazhdime me mysafirët që realizuan në minutën e 112-të për ta prerë biletën për finalen e madhe ku i pret Barcelona.

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë. /Zeri.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button