Sport

Bajerni vendos rekord, Flik nuk fsheh kënaqësinë

Bajern Munihu është njëherë konfirmoi se është ekipi më i mirë në Bundesligën gjermane, pasi që me 1-0 shënoi fitore në transfertë, kundër Lajpcigut, në derbin e madh për titullin kampion. Leon Gorecka ishte autor i golit të vetëm që solli 3 pikë për kampionin evropian, gjerman dhe të botës (në konkurecën e klubeve). Golin që shënoi Goretcka e dërgoi Bajernin në 7 pikë epërsi para Lajpcigut në tabelën e klasfikimit, por që ka një domethënie të madhe. Kampioni I Bundesligës është klubi i vetëm që ka shënuar së paku një gol në 62 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet.- Advertisment –

Trajneri Hansi Flik u shfaq shumë i lumtur dhe këtë gjë nuk e fshehu. Flick deklaroi se Leipzig është një kundërshtar shumë i vështirë, por mentaliteti që ka Bajern Munihu është thjesht i pabesueshëm.

“Lajpcigu ka treguar në ndeshjen e sotme se përse është kaq lart në tabelën e Bundesligës. Fillimisht në 20 minutat e para nuk e nisëm mirë ndeshjen, por më pas dominuam dhe gjetëm edhe golin me Goretckës. Në pjesën e dytë Lajpcigu shtyu shumë përpara dhe na vuri në vështirësi. Vuajtëm pak, por mentaliteti që ne kemi është vërtet i pabesueshëm. ”, tha mes tjerash Flik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button