Sport

Bale tregon se do të kthehet në Madrid!?

Pas disa muajsh në Londër, në radhët e Tottenhamit, ku po luan dhe shënon në vazhdimësi, Gareth Bale ka thyer heshtjen dhe ka folur për Realin e Madridit, klubin ku, sipas tij, “duhet të kthehet” pasi të përfundojë huazimi te “Spurs”-at.

“Plani fillestar ishte të luaja vetëm një sezon te Tottenhami dhe më pas të kthehesha te Reali, pasi kam edhe një vit kontratë. Ideja ime është të kthehem në Madrid, është ajo që kisha planifikuar,” – deklaroi uellsiani për mediet e vendit të tij.

Përtej kësaj, anësori britanik siguroi se e ka përparësi Europiani. Kjo është arsyeja pse ai shkoi në Premier League.

“Arsyeja kryesore pse erdha te Tottenhami ishte të luaja dhe më pas të shkoja në Kampionatin Europian në formë të mirë.”

Kjo deklaratë e Gareth Bale duhet t’i ketë shqetësuar drejtuesit e Realit, që vetëm për ta hequr qafe pranuan t’i paguanin një pjesë të mirë të kontratës, edhe pse kontributin e jep te Tottenhami.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button