Sport

Barça “peshkon” rivalen më të vështirë në gjysmëfinale

Barcelona përballë Sevillas në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Goglat u treguan të pamëshirshme, duke vënë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat pretendente, ndërkohë që çifti tjetër është Athletic Bilbao – Levante.

Na fakt, si Sevilla dhe Barça parapëlqenin të kishin si kundërshtare Levanetn, por fati në këtë short i buzëqeshi ekipit bask. U shmang përplasja Barça-Bilbao, që janë përballur tri herë brenda muajit janar, dy herë për kampionat dhe në një rast në finalen Superkupë e Spanjës (e fitoi Bilbao në kohën shtesë).

Takimit e para gjysmëfinale do të luhen më 9 dhe 10 shkurt, ndërsa sfidat e kthimit më 2 dhe 3 mars. Finalja e madhe do të zhvillohet më 17 prill, në “La Cartuja” të Sevillas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button