Sport

Barcelona arrin marrëveshje me Wijnaldum, kontratë tri vjeçare

Georginio Wijnaldum pritet të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për afatin kalimtar veror.

Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

The Reds i kanë ofruar rinovimin, por Wijnaldum ka zgjedhur të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.

E ardhmja e tij do të jetë në Spanjë, pasi raportohet se Barcelona e ka fituar garën për të.

Mundo Deportivo ka raportuar se Wijnaldum ka arritur marrëveshje tre vjeçare me katalunasit.

Holandezi do të fitojë edhe një pagë vjetore prej tetë milionë eurove neto në sezon.

Interesim për lojtarin kishin shprehur edhe skuadrat italiane si Inter e Juventus, por Wijnaldum zgjodhi Barcelonën për shkak të trajnerit Ronald Koeman.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button