Sport

Barcelona e donte me çdo kusht, sulmuesi e ‘falenderon’ në mënyrë speciale: Ata i përkasin të shkuarës tashmë

Gjigandët spanjollë donin sulmuesin argjentinas si zëvendësuesin e tyre për Luis Suarez, por ai është vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Milano.

Lautaro Martinez ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me Interin dhe thotë se lidhjet me Barcelonën janë në të kaluarën.

Sulmuesi ndërkombëtar i Argjentinës, 23 vjeç, ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Barçës  vitin e kaluar ndërsa klubi u përgatit të largonte Luis Suarez.

Suarez u largua për te Atletico Madrid ndërsa Barca, e mbushur me probleme financiare, mbeti me Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Martin Braithëaite si opsionet e tyre kryesore në sulm.

Është e vërtetë, unë isha në negociata me Barcelonën. Unë isha i qartë me [Antonio] Conte, i thashë: ‘Unë jam duke menduar vetëm për Interin, kjo nuk do të ndikojë tek unë’. Sidoqoftë, e gjitha i përket së kaluarës. Unë do të nënshkruaj një zgjatje të kontratës me Interin.

Nuk e di kur do të ketë një njoftim zyrtar. Ndërkohë, unë luaj. E ardhmja ime është këtu, e shoh veten time në Milano për një kohë të gjatë. Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë qytet. Ushqimi, tifozët, ekipi. Kam vetëm ndjenja pozitive,” tha Martinez për “Gazzetta dello Sport”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button