Sport

Barcelona po planifikon të transferojë yllin e Interit

Barcelona po kërkon të transferojë lojtarë të ri për të transformuar mesfushën e tyre.

La Gazette dello Sport ka raportuar se lojtari në të cilin po intersohen Barcelona është pikërisht Nicolo Barella, mesfushori i Interit.

Në dy sezonet e fundit, italiani ka treguar se mund të përshtatet lehtë në çdo klub dhe është i mirë në lojen me me pasime të shpejta, transmeton lajmi.net.

Blaugranët janë duke monitoruar nga afër situatën e 24 vjeçarit dhe po planifikojnë transferimin e tij në verën e ardhshme për shkak të situatës financiare në të cilën gjenden ata për momentin.

Ai është një lojtar që fiton për të fituar topin, luan bukur me të dhe luan në rolin e brendshëm të mesfushës, për momentin është duke punuar mjaftë mirë me Achraf Hakimi.

Bayern Munich dhe Real Madrid janë gjithashtu në garë për të sigurar shërbimet e lojtarit, i cili ka dy gola dhe pesë asistime këtë sezon në Serie A./Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button