KosovëLajme

Bashkëshortja e zhytur në borxhe, zbulohet pasuria e Albin Kurtit

Mediat në Kosovë kanë zbuluar së fundmi pasurinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Sipas tyre, Kurti jeton në një banesë, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij me vlerë 400 mijë euro.

Ai nuk zotëron as makinë dhe as toka. Po ashtu, del se Albin Kurti ka vetëm 934 euro në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka 242 mijë e 224 euro borxh.

Kurti ka qenë një nga nismëtarët e Lëvizjet Vetëvendosje dhe që prej fillimit ka mbajtur qendrime radikale sa i takon politikës së jashtme, e tashmë do të ketë një mandat të plotë për të qeverisur vendin,

Zgjedhja e tij është pritur disi me skepticizëm, për shkak se që në deklaratën e tij të parë ku shpalli fitoren, Kurti tha se nuk ishte në mesin e prioriteteve të tij dialogu me Serbinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button