LajmeMaqedoni

BASTORET SPORTIVE KUNDËR PROPOZIM LIGJIT PËR LOJËRAT E FATIT

“TAKIM URGJENT ME QEVERINË DHE BASHKË TË PËRIPLOHEN NDRYSHIMET E LIGJIT”


Pronarët e bastoreve sportive kanë paralajmëruar se nëse mbyllen këto biznese, shteti do të humbë më shumë se 250 milionë euro. Një reagim I këtillë vjen pas propozimligjit për Lojra të Fatit që tashmë po përgatitet në Ministrinë e Financave kurse së shpejti duhet të publikohet në ENER.

Rritja e taksave dhe zhvendosja e objekteve 500 metra nga shkollat dhe institucionet arsimore, janë disa nga ndryshimet që kanë shkaktuar revoltë tek pronarët e bastoreve sportive. Sipas tyre, kjo do të thotë, mbyllje të tërësishme të industrisë, shuarje të mijëra vendeve të punës si dhe humbje të mëdha në buxhetin shtetëror. Në mënyrë plotësuese, sic paralajmërojnë nga bastoret sportive, miratimi I këtij ligji do të jetë rrezik për hapjen e tregut të jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

VASKO ILIJEVSKI – PËRFAQËSUES I BASTOREVE SPORTIVE

 Distanca prej 500 metrash larg ambienteve të biznesit tonë nga shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë, sipas analizave që kemi bërë, nënkupton mbylljen e 98% të pikave të pagesës, pra mbylljen e një industrie të tërë. Ky nuk është ligj evropian.Asnjë vend evropian nuk e konsideron mundësinë e ndalimeve, por punon në rregullimin cilësor të lojërave të fatit. Asnjë ligj evropian nuk parashikon distancën e objekteve, pasi kjo nuk ka efekt në ligje.Ne jemi të gatshëm të pranojmë cilindo nga ligjet në vendet anëtare të BE, por nuk do të pranojmë një ligj të tillë që është jologjik, joefikas dhe synon të mbyllë industrinë.

Ata kërkojnë që në mënyrë aktive të  përfshihen në hartimin e ndryshimeve ligjore duke theksuar se në vazhdimësi kanë propozuar përmirësimin e të gjitha aspekteve të funksionimit të kësaj industrie, në interes të të gjithë palëve.

VASKO ILIJEVSKI 

Ne kërkojmë pranim të menjëhershëm në Qeveri në mënyrë që të shpjegojmë propozimet tona për një ligj mbi baza Evropiane që do të garantojë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në lojë, një klimë të favorshme dhe të drejtë biznesi dhe një kontribut të fortë socio-ekonomik në vend. Ne kërkojmë ndalimin e të gjithë procesit të miratimit të një projektligji dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve në përgatitjen e një projektligji të ri mbi baza evropiane.

Sic thonë nga Grupacioni për bastore sportive pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, ndryshimet e ligjit janë joevropiane dhe cënohet ekzistenca e rreth 8.000 familjeve, kurse pasoja negative do të ketë edhe për 50.000 vende pune në degë tjera ekonomike, që në mënyrë indikrekte varen nga kjo industri. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button