Slider

Baton Haxhiu tregon a është ftuar nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Zeka ka publikuar sot një shkrim në të cilin deklaroi se Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës Haxhiu u ftua nga Specialja pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut që kishin të bënin me rastet e pasluftës.

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i njëjti shtoi se nuk merret me “të çmendur”, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

“Nuk merrna me të çmendur unë Skam nevojë të deklarohem asgjë… Nuk merrem me të çmendur unë, nuk merrem me të çmendur. E para s’kam shkru unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkru. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam çka merrem me ta”, tha Baton Haxhiu për lajmi.net.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, apo publikimi i Zekës s’ka të bëjë aspak me të, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

“Të thash s’ka askush me më dërgu ftesë se unë skam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button