Sport

Bayern klubi më i fortë në botë, fiton gjashtë trofe brenda një sezoni

Bayern Munchen ka mposhtur kampionin e Amerikës Qendrore, Tigres për t’u kurorëzuar kampion në Botërorin e Klubeve që u mbajt në Katar. Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Pavard edhe atë nga një pozitë që sigurisht do të diskutohet në media në vazhdim

Bayern do të kthehet në Munich të Gjermanisë me trofeun e gjashtë brenda një sezone, duke u barazuar kështu me Barcelonën e vitit 2009, e cila kishte fituar njëjtë trofe me Pep Guardiolën.

Bayern e filloi fuqishëm këtë ndeshje ku Kimmich do të shënonte një gol të bukur nga largësia në minutën e 18.

Megjithatë, goli do të anulohej pasi që Lewandowski ishte në pozitë jashtëloje dhe VAR konkludoi se ai kishte marrë pjesë në aksion.

Në minutën e 34-të Bayern përsëri u treguan të rrezikshëm pasi që arritën ta godasin shtyllën me anë të Leroy Sane.

Në minutën e 51-të Gnabry kishte mundësinë më të mirë për të shënuar. Ai mori një top të bukur e goditi atë por që topi nuk përfundoi në rrjetë por në shtyllë.

Në minutën e 59-të, Bayern do të shënonte gol.

Ishte një krosim në zonë që shkojë të Lewandowski e që në fillim u dukë se ai është në pozitë jashtëloje.

Linku i golit: https://streamwo.com/d9be9935

Megjithatë topi shkon të Pavard ku ky i fundit nuk e pati të vështirë që të shënojë golin e parë në këtë takim që doli të jetë edhe goli i fitores.

Edhe pse pësuan gol Tigres nuk arritën që të rrezikojnë pothuajse asnjëherë seriozisht portën e Neuer.

Bayern ka mundur që ta dyfishonte epërsinë në minutën e 85-të Douglas Costa bëri një goditje të fuqishme por edhe më e bukur ishte pritja e portierit Guzman të Tigres që ia mohoi golin.

Deri në fund të ndeshjes Tigres nuk tregoi rrezikshmëri për portën e Bayernit dhe ky do të jetë trofeu i gjashtë i bavarezëve brenda këtij sezoni.

Ata kanë fituar Ligën e Kampionëve, Bundeligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e UEFA-së, Superkupën e Gjermanisë dhe tani Botërorin e Klubeve.

Këtë sukses e kishte arritur vetëm Barcelona në vitin 2009 kur udhëhiqej nga Pep Guardiola. /GazetaExpress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button