Sport

Befasia e madhe në Spanjë, Levante mposht Real Madridin

Levante ka befasuar të gjithë duke mposhtur 2-1 Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Ligas.

Në mbrojtje, mungoi edhe Sergio Ramos, dhe kjo ishte mungesë e madhe për “Los Blancos”.

Në minutën (9’), “zëvendësimi i Ramos”, Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq. Por pavarësisht disavantazhit numerik, Reali kaloi në avantazh, ishte Marco Asensio i cili shënoi (13’).

Por, miqtë e morën iniciativën, Morales shënoi në minutën (32’).

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë, Levante e kishte më të lehtë, dhe Reali kur sulmonte linte hapësira të shumta. Në minutën e (64′) u akordua penallti, por Roger nuk arriti ta konkretizojë.

Ishte Roger në minutën e (78’), i cili i dha avantazhin Levantes pas një asistimi nga Enis Bardhi.

Tani Real Madrid qëndron në vendin e dytë me 40 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Atletico Madrid.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button