Slider

Befason reagimi i Albin Kurtit

Albin Kurti ka bërë reagimin e parë pasi KQZ-ja vendosi që 47 kandidatëve për deputetë të mos iu lejonte kandidimin shkaku i dënimeve brenda tre viteve të fundit. Kurti është mes tyre. Reagimi i tij në të vërtetë e ka shpërfillur krejtësisht ndodhinë e fundit dhe merret me aktoren Adriana Matoshi.

“O sa mirë!” – ka shkruar z.Kurti në prezantimin që i ka bërë aktores Matoshi, tashmë edhe kandidate për deputete.

Ai ka prezantuar biografinë e znj.Matoshi, e njohur për publikun edhe për rolin e saj në filmin serik “O sa mirë!”

“Adriana Matoshi është në mesin e 41 grave në listën tonë të referendumit për deputete të ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.” – ka shkruar z.Kurti, përcjell Periskopi.

Edhe më tej nuk dihet se si do të reagojë Kurti për mos-certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

O sa mirë!

Adriana Matoshi u anëtarësua mbrëmë në VETËVENDOSJE!. Adriana është një ndër aktoret më të mira shqiptare dhe ndër më të kërkuarat në zejen e filmit në vend. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, në klasën e Profesor Faruk Begollit. Disa nga çmimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare që ka fituar janë: çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri, në Brazil, Valencia të Spanjës si dhe në Paris, çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Zana” në Berlin, dhe në New Jork është shpërblyer edhe për rolin e saj në filmin “T’padashtun”. Përkundër roleve të saj në film, ajo ka luajtur edhe në shumë shfaqje teatrale si “Mësimi”, “Kumbara”, “Dejzilend”, “Shtëpia e Berndarda Albës”, “Këmisha e gjakut”, “Tudje srce”, “Romeo and Juliet”, etj. Adriana është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit, dhe ka qenë drejtoreshë e Teatrit të Gjilanit në vitin 2007 dhe po ashtu edhe kryetare e bordit drejtues të këtij teatri. Ajo ka luajtur shumë role gjatë karrierës së saj, mirëpo roli më i rëndësishëm vazhdon të jetë ai i gruas aktiviste. Adriana Matoshi është në mesin e 41 grave në listën tonë të referendumit për deputete të ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button