Showbiz

Beniada flet për Big Mamën, thotë se debati me Antonelën ka qenë shkak për të dalë nga shtëpia

Të premten Antonela dhe Big Mama kanë pasur debate të ashpra mes njëra tjetrën.

E pas këtij debati, Big Mama kërkoi daljen nga shtëpia e BBV-së.

Donaldi, Beatrixa dhe Beniada e kanë diskutuar këtë debat gjatë ditës së diele.

Sipas Beniadës reagimi i Big Mamës ishte i ekzagjeruar dhe se kishte pretekst daljen nga shtëpia.

“Për mua ky material ka qenë vetëm një shkak për t’i dhënë motivin për të dalë jashtë”, ka deklaruar Beniada.

Të tre së bashku e kanë diskutuar se Big-u është mërzitur brenda shtëpisë dhe nuk ka duruar brenda.

Big Mama u akuzua nga Antonela të premten se e ka sharë gjuhën serbe dhe kaq ka mjaftuar që ajo të dalë nga vetja, duke iu drejtuar Antonelës me fjalë të rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button