Slider

“BLLACA ‘99”: MË 10 PRILL INAUGUROHET “MURI I KUJTESËS” DHE PARKU “HASAN PRISHTINA”

Më 10 prill 2021, në Qendrën përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit do të inaugurohet “Muri I Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”, në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre nga regjimi serb në vitin 1999 – thuhet në një komunikatë nga ITSHKSH-së.

Një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, do të jenë pjesë integrale e Murit të Kujtesës, një vepër kjo artistike-monumentale që do të shprehë më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

Me këtë rast është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të shquara shtetërore e institucionale nga Prishtina, Shkupi e Tirana – thuhet në një komunikatë nga Këshilli organizativ, ITSHKSH – Shkup dhe Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button