BotaLajme

“Bota ime u shemb”/ Fitoi me forcë betejën me COVID-19, rrëfimi prekës i mjekut italian: Dua të jetoj dhe për pacientët e mi

Sa herë që mjeku Italian Francesco Tursi hedh djalin e tij gjashtë muajsh fluturimthi dhe e pret përsëri, i vjen në memorie se, në një çast të jetës, ndoshta nuk do e kishte shansin për të shijuar të qenit baba.

Shkurtin e vitit të kaluar , specialist 47-vjeçar i sëmundjeve pulmonare në Spitalin Codogno, u gjet në mesin e një pandemie të re, pasi një burrë në qytet u bë personi i parë në Itali që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Qyteti me 15 mijë banorë, do të ishte i pari që do të mbyllej. Pas saj, virusi u përhap vrullshëm në të gjithë rajonin e Lombardisë.

“I pashë ata pacientë që iu nënshtruan problemeve serioze të frymëmarrjes dhe tentoja të zbatoja gjithçka që kisha studiuar, gjithçka që dija, por ndonjëherë këta pacientë thjesht nuk u përgjigjën”, ka rrëfyer ai. “Kjo na la zemrat të copëtuara dhe kokat tona të shkatërruara”.

Disa javë më vonë, Tursi filloi të ndjente lodhje ekstreme, ndoshta nga turnet e zgjatura. Në një ditë intensive pune, nisën goditjet e forta në gjoks. Ai ishte infektuar me virusin dhe u dërgua në një spital në kryeqytetin rajonal Milano.

“Bota ime u shemb”, tha ai, duke folur në shtëpinë e tij në qytetin afër Lodi.
Gruaja e tij, Valentina Mondini, 34 vjeçe, ishte pesë muaj shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, të cilin ai kishte frikë se mund të mos e shihte kurrë.

“Mendova se mbase i gjithë viti do të ishte i tmerrshëm për mua, se ndoshta jeta ime do të merrte fund”, tha ai.

Por mjeku u shërua pas rreth gjashtë javësh dhe ishte përsëri në punë në Codogno, këtë herë me edhe më shumë ndjeshmëri për pacientët me COVID-19.

“Ishte një armë shtesë që mund ta përdorja”, tha ai. “Më në fund unë isha në gjendje të kuptoja plotësisht atë që po ndiente një pacient”.

Një vit më vonë, Tursi është ende duke trajtuar pacientët me COVID-19 në Codogno, vend që është kthyer në një situatë më të qetë.

“Unë dua të jetoj, unë dua të jetoj për Antonion, për Valentinan, unë dua të jetoj për të gjithë”, përfundoi mjeku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button