Slider

ÇAIR: VENDOSEN PARAVANË MBROJTËS NË SHKOLLAT FILLORE

GANIU: SYNOJMË RRITJEN E NIVELIT TË SIGURISË SHËNDETËSORE


Komuna e Çairit dhuron mjete për vendosjen e paravanëve për mbrojtje nga koronavirusi në të gjitha shkollat fillore në kuadër të komunës, ndërsa këto pajisje do të jenë në shërbim të nxënësve nga klasa e parë deri të tretën. Ministrja Carovska e përshëndeti këtë gjest të komunës, tha se për momentin në të gjitha shkollat në territorin e shtetit respektohen protokollet mbrojtëse.

Si masë mbrojtëse nga virusi COVID 19, 1950 paravanë mbrojtës vendosen në klasat e shkollave fillore të komunës së Çairit. Investimi në vlerë prej 560 000 denarëve bëhet nga buxheti i komunës së Çairit, ndërsa paravanët mbrojtës do të jenë në shërbim të nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën, të cilët janë të vetmit që ndjekin mësimin me prani fizike.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Do të jenë në shërbim të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë të të gjitha dhjetë shkollave fillore të Çairit, të cilat mësimin e zhvillojnë me prani fizike gjatë kësaj periudhe të procesit të modifikuar edukativo-arsimorë. Qëllimi me të cilin synojmë ta arrijmë përmes realizimit të furnizimit të shkollave me këto pajisje është të rrisim nivelin e sigurisë shëndetësore tek fëmijët.”

Ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska tha se protokollet për mbrojtje nga Koronavirusi janë të patjetërsueshme dhe të gjitha shkollat ku zhvillohet procesi edukativo arsimorë me prezencë fizike duhet patjetër të respektohen. Ajo nënvizoi se gjithçka që bëjnë komunat në mënyrë shtesë, përshëndetet nga ana e ministrisë, por theksoi se më e rëndësishme për momentin është se në territorin e të gjithë shtetit të gjitha shkollat i respektojnë protokollet. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button