Sport

Capello: Messi është një gjeni që bën gjëra të cilat Ronaldo s’mund as t’i llogarisë

Fabio Capello e ka lartësuar Lionel Messin – edhe pse Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve – duke thënë se gjërat që është në gjendje t’i bëjë ai, lojtarët e tjerë nuk mund as t’i llogarisin, ndërkohë që e kritikoi përsëri Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Paris Saint-Germain e mposhti Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5:2 në dy ndeshje dhe kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por paraqitja e Messit në Paris e la gojëhapur ish-trajnerin e Real Madridit, Milanit dhe Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Capello e lavdëroi Barcelonën për lojën dominuese ndaj PSG-së, edhe pse ndeshja e kthimit u mbyll 1:1.

“Leo që e pamë kundër PSG-së është fenomen që u ndal vetëm nga Marquinhos dhe Keylor Navas”, tha Capello për Sky Sport.

“Sidoqoftë, ai është futbollist i veçantë. Ai tregoi përsëri se ka diçka që futbollistët e tjerë s’e kanë dhe se është gjeni i plotë. Lojtarët e tjerë mund ta fitojnë Topin e Artë – si Cristiano Ronaldo për shembull – por Messi është gjeni për shkak të gjërave që i bën me aq shpejtësi të madhe dhe me cilësi që lojtarët e tjerë nuk mund as t’i llogarisin”, shtoi ai.

Trajneri italian theksoi më tej: “Messi i përdor këmbët si tjerët që i përdorin duart. Kundër PSG-së e pashë një Messi të madh dhe një Barcelonë të mirë”.

Duke folur për eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve, Capello e kritikoi edhe një herë tjetër Ronaldon.

Sulmuesi portugez u fajësua për mënyrën sesi qëndroi në murin mbrojtës gjatë një gjuajtje të lirë nga e cila Porto e shënoi golin që ia siguroi kualifikimin.

“Kur je në mur nuk mund të frikësohesh se topi do të të godasë. Ishte një gabim i tmerrshëm dhe i pafalshëm nga ai. Juventusi u eliminua sepse dy lojtarët në mur, Ronaldo dhe Morata, ia kthyen shpinën topit. Nuk është faji i portierit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button