Sport

“Çfarë i ka ndodhur?”, Agjenti: Askush si Gareth Bale, e ka siguruar jetën

Gareth Bale e ka humbur disi pasionin për të luajtur futboll. Ylli uellsian u huazua nga Real Madrid te Tottenhan, duke zgjedhur të kthehet tek ekipi ku shkëlqeu.

Gjithsesi, sulmuesi i njohur nuk po ia del të lërë gjurmë në skuadrën e Jose Mourinhos dhe deri tani numëron vetëm 4 gola.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett ka folur hapur rreth momentit të 31-vjeçarit në prononcimin e dhënë për Onda Cero.

“Njerëzit më pyesin se çfarë i ka ndodhur Bale? E thjeshtë, ai ka fituar tituj jashtë Premier League më shumë se çdo lojtar tjetër britanik në histori.

Ka fituar goxha gjatë karrierës së tij dhe ka mjaftueshëm para për të shijuar pjesën tjetër të jetës“, theksoi menaxheri i lojtarit. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button